BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi dorëzimin e Letrës së Mirëkuptimit dhe Memorandumit të Politikave Ekonomike dhe Financiare Fondit Monetar Ndërkombëtar

Data e publikimit: 12.01.2006

 

Qeveria shqiptare, më datë 11.01.2006, paraqiti zyrtarisht para Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Letrën e Mirëkuptimit dhe Memorandumin e Politikave Ekonomike dhe Financiare. Ky dokument u firmos në praninë e Përfaqësueses së Misionit të FMN-së në Shqipëri, zj. Ann-Margret Westin, nga Kryeministri, z. Sali Berisha, Ministri i Financave, z. Ridvan Bode dhe nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani.

fullani berisha bode 1 1019 0

Në foto: Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë,
z. Sali Berisha dhe Ministri i Financave i Republikës së Shqipërisë, z. Ridvan Bode

Në fjalën e tij pas nënshkrimit të këtij dokumenti, Guvernator Fullani theksoi se marrëveshja e nënshkruar me FMN-në krijon një besueshmëri akoma më të madhe për Shqipërinë, rrit pavarësinë e Bankës së Shqipërisë si dhe shton premisat për një stabilitet sa më të mirë makroekonomik. Në të njëjtën kohë, Guvernator Fullani u shpreh se kjo marrëveshje ve nje theks te vecante ne stabilitetin financiar ne vend.

Në vazhdim të fjalës së tij, Guvernator Fullani shprehu besimin se periudha trevjeçare e mbuluar nga marrëveshja do t'i shërbejë Shqipërisë për t'u përgatitur që në përfundim të kësaj periudhe, vendi ynë të mund të ecë pa një marrëveshje me FMN-në.

Për hyrjen në fuqi të marrëveshjes mbetet edhe një hap i fundit, që konsiston në miratimin e këtij dokumenti nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së në Washington, i cili pritet të mblidhet më datë 27.01.2006.