BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP E GUVERNATORIT
Mbi efektet e mundshme në inflacionin dhe reagimin e publikut të/ndaj shtrenjtimit të energjise elektrike dhe rritjes së çmimit të bukës

Data e publikimit: 31.01.2004

 

Banka e Shqipërisë po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me reagimin e publikut, institucioneve publike, organizmave jofitimprurës dhe medias ndaj rritjeve të pritshme të tarifave të energjisë elektrike dhe çmimit të bukës, artikuj me peshë jo të vogël në shportën e mallrave të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Sigurisht që mbajtja nën kontroll e nivelit të përgjithshëm të çmimeve dhe e një norme inflacioni 2-4 për qind janë detyrimet dhe objektivat kryesore të Bankës së Shqipërisë si banka qendrore e vendit dhe kjo është edhe arsyeja kryesore e prononcimit publik të Bankës së Shqipërisë.

Konstatimi i parë lidhet me një reagim pozitiv të publikut ndaj rritjes së nivelit të përgjithshëm të çmimeve, reagim të cilin Banka e Shqipërisë e kërkon prej vitesh nga publiku shqiptar pasi eksperienca të tilla pozitive janë të njohura në vendet me ekonomi të zhvilluar.
 

Lexo tekstin e plotë të Deklaratës.