BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PER SHTYP
Mbi kërkesën e Bankës Intesa Sanpaolo S.p.A., Itali për zotërimin e 100% të kapitalit të Veneto Bankës sh.a., Shqipëri

Data e publikimit: 25.10.2017

 

Bazuar në dispozitat e ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 "Për bankat në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar (ligji për bankat), dhe të rregullores "Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe të degëve të bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë", miratuar me vendimin nr. 14, datë 11.03.2009 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e ndryshuar (rregullorja e licencimit), pranë Bankës e Shqipërisë është paraqitur kërkesa nga Banka Intesa Sanpaolo S.p.A. Itali për miratimin e transferimit të zotërimit të të gjithë kapitalit të Veneto Bankës sh.a. Për realizimin e këtij transaksioni është dhënë moskundërshtimi i Bankës Qendrore Evropiane.

Shqyrtimi i kërkesës dhe i dokumentacionit shoqërues për miratimin e transferimit të kontrollit të Veneto Bankës sh.a., Shqipëri tek Banka Intesa Sanpaolo S.p.A., Itali bëhet në mbështetje të kërkesave të ligjit për bankat dhe të rregullores së licencimit.

Banka e Shqipërisë e bën këtë njoftim në zbatim të kërkesave të rregullores së licencimit.