BANKA E SHQIPËRISË

SQARIM
Mbi lajmin e dhënë nga disa media për kartëmonedhën e re 2,000 lekëshe, që Banka e Shqipërisë do të nxjerrë në qarkullim në vitin 2007

Data e publikimit: 11.10.2006

 

Banka e Shqipërisë dëshiron të saktësojë për të gjithë median dhe opinionin e gjerë publik se do të hedhë në treg kartëmonedhën e re me prerje 2,000 lekëshe, dhe jo 200.000 (20,000) lekëshe, siç është keqkuptuar nga disa organe të shtypit.

Me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është miratuar emetimi i një kartëmonedhe të re me kurs ligjor 2000 Lek. Kjo kartëmonedhe do të bëhet pjesë integrale e serisë aktualisht në qarkullim dhe do të zërë vend midis kartëmonedhës me kurs ligjor 1000 Lek dhe asaj me kurs ligjor 5000 Lek. Kështu, pas emetimit te kartëmonedhës me kurs ligjor 2000 Lek seria e kartëmonedhave në qarkullim do të jetë si më poshtë :

5000 Lek

2000 Lek

1000 Lek

500 Lek

200 Lek

100 Lek

Siç shihet kartëmonedha me vlerën më të lartë do të vazhdojë të mbetet ajo me kurs ligjor 5000 Lek.

Banka e Shqipërisë do të bëjë të ditur karakteristikat dhe kohën, në të cilën kartëmonedha e re 2000 Lek do të hidhet në qarkullim.