BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi ndryshimin e emrit të Bankës Credite Agricole në Banka Amerikane e Investimeve

Data e publikimit: 10.12.2015

 

Banka e Shqipërisë informon publikun se ka miratuar ndryshimin e emrit të Bankës Credit Agricole Shqipëri në Banka Amerikane e Investimeve.

Ky ndryshim bazohet në vendimin nr. 73 të datës 7 tetor 2015 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i cili miratonte paraprakisht zotërimin 100% të pjesëmarrjes influencuese në kapitalin aksioner të Bankës Credit Agricole Shqipëri sh.a., nga Tranzit sh.p.k. Kompania Tranzit sh.p.k kontrollohet nga dy grupet financiare ndërkombëtare: NCH Balkan Fund L.P. dhe New Century Holdings XI, L.P.