BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi një kërkesë për ndryshim në strukturën e aksionerëve të bankës

Data e publikimit: 16.01.2003

 

Në Bankën e Shqipërisë, në datën 20.12.2002 nga Banka Tirana, është paraqitur kërkesa dhe dokumentacioni i plotësuar për një ndryshim në strukturën e aksionerëve të bankës.

Kërkesa mbështetur në rregulloren "Për dhënien e licencës për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë", shoqërohet me vendimin e Asamblesë së Jashtëzakonshme të aksionerëve të Bankës Tirana për transferimin e aksioneve të zotëruara nga shoqëria "Datamedia" sh.a., që përbëjnë 15 për qind të aksioneve të Bankës Tirana tek "Piraeus Bank" sh.a..

Piraeus Bank që aktualisht është aksioneri kryesor i Bankës Tirana rrit pjesëmarrjen e tij nga 47.194 për qind në 78.93 për qind të kapitalit të bankës.

Banka e Shqipërisë e bën këtë njoftim në zbatim të kërkesave të rregullores "Për dhënien e licencës për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë", miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me vendimin nr.71, datë 11.09.2002.