BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi organizimin e konkursit të hapur për realizimin e vizatimeve që do të paraqiten në monedhat metalike për qëllime numizmatike, në vitet 2014 dhe 2015

Data e publikimit: 01.08.2014

 

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, me vendimin nr. 40, datë 25.06.2014, “Për shtypjen e monedhave metalike për qëllime numizmatike, në vitet 2014 dhe 2015” miratoi:

1. Shtypjen për vitin 2014, të monedhave metalike për qëllime numizmatike, pa kurs ligjor, me tematikë “ Ngjarje historike: 70-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë (1944-2014)", me të dhënat teknike si më poshtë:

Vlera emërore

Materiali, pastërtia
dhe ngjyra e monedhave

Pesha

Diametri

Forma

100 Lekë

925/1000 Ag

30.00 gr

38.00 mm

E dhëmbëzuar

50 Lekë

CuNiZn/e verdhë

12.00 gr.

27.25 mm

E dhëmbëzuar

 

 

 

 

a) Trajtimi i tematikës për monedhat e mësipërme të jetë i lirë, duke respektuar kushtin që:

     i. në pamjen kryesore të kenë të shkruar vlerën emërore; dhe
     ii. në pamjen e pasme të kenë të shkruar “Shqipëri–Albania 2014”.

2. Shtypjen për vitin 2014, të monedhave metalike për qëllime numizmatike, pa kurs ligjor, me tematikë “ Loro Boriçi, figurë e shquar e futbollit shqiptar (1922-1984)”  me të dhënat teknike si më poshtë:

Vlera emërore

Materiali, pastërtia dhe ngjyra e monedhave

Pesha

Diametri

Forma

100 Lekë

925/1000 Ag

30.00 gr

38.00 mm

E dhëmbëzuar

 

 

 

a) Trajtimi i tematikës për monedhat e mësipërme të jetë i lirë, duke respektuar kushtin që:

     i. në pamjen kryesore të kenë të shkruar vlerën emërore; dhe
     ii. në pamjen e pasme të kenë të shkruar “Shqipëri–Albania 2014”.

3. Shtypjen për vitin 2015, të monedhave metalike për qëllime numizmatike, pa kurs ligjor, me tematikë “Shkenca dhe studiuesit: Kostandin Kristoforidhi (1827-1895)”, me të dhënat teknike si më poshtë:

Vlera emërore

Materiali, pastërtia dhe ngjyra e monedhave

Pesha

Diametri

Forma

100 Lekë

925/1000 Ag

30.00 gr

38.00 mm

E dhëmbëzuar

 

 

 

a) Trajtimi i tematikës për monedhat e mësipërme të jetë i lirë, duke respektuar kushtin që:

     i. në pamjen kryesore të kenë të shkruar vlerën emërore; dhe
     ii. në pamjen e pasme të kenë të shkruar “Shqipëri–Albania 2015”.

4. Shtypjen për vitin 2015, të monedhave metalike për qëllime numizmatike, pa kurs ligjor, me tematikë “Arti shqiptar: Kompozitori i shquar Çesk Zadeja (1927-1997)” me të dhënat teknike si më poshtë:

Vlera emërore

Materiali, pastërtia dhe ngjyra e monedhave

Pesha

Diametri

Forma

100 Lekë

925/1000 Ag

30.00 gr

38.00 mm

E dhëmbëzuar

a) Trajtimi i tematikës për monedhat e mësipërme të jetë i lirë, duke respektuar kushtin që:

     i. në pamjen kryesore të kenë të shkruar vlerën emërore; dhe
     ii. në pamjen e pasme të kenë të shkruar “Shqipëri–Albania 2015”.

Për sa më sipër, Banka e Shqipërisë organizon konkursin e hapur për realizimin e vizatimeve që do të paraqiten në këto monedha, sipas tematikave përkatëse të miratuara.

Përzgjedhja e modelit më të mirë të propozuar do të bëhet me komision të ngritur sipas procedurave të miratuara nga Banka e Shqipërisë, për këtë qëllim.

Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë konkurrim, duke paraqitur vizatime të këtyre monedhave.

Materialet shtesë që lidhen me konkursin mund të tërhiqen në adresën:

Banka e Shqipërisë
Zyra e Numizmatikës
ish-Hotel “Dajti”
Tel: 2419201/2/3 (1756, 1712)

Masa e shpërblimit për vizatimet fituese të një monedhe (të dyja pamjet) është 75,000 (shtatëdhjetë e pesëmijë) lekë. Në këtë vlerësim përfshihen: pagesa për punën dhe pagesa për të drejtën e autorit (copyright), e cila i kalon Bankës së Shqipërisë.

Afati për dorëzimin e vizatimeve është data 15 shtator 2014.