BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi pjesëmarrjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në Samitin e IV të Bosforit

Data e publikimit: 25.11.2013

 

Në datat 20-22 nëntor 2013, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, mori pjesë në Samitin e IV të Bosforit i cili i zhvilloi punimet në Stamboll, Turqi.

shef photo copy 1 6193 0

Në samitin me temë “Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore në konkurrueshmërinë e qëndrueshme botërore”, i cili u organizua nga Platforma për Bashkëpunimin Ndërkombëtar,  merrnin pjesë drejtues të bankave qendrore, sipërmarrës ndërkombëtare si dhe përfaqësues të lartë të qeverisë turke.

Të pranishmit në këtë samit diskutuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike, nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal, si dhe rolin e rëndësishëm që luan Turqia në këtë drejtim.

Në fjalën e tij, Guvernatori Fullani theksoi rëndësinë e integrimit rajonal dhe ftoi investitorët e huaj që të investojnë në vendet e Evropës Juglindore.