BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi pjesëmarrjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani në konferencën “Bashkëpunimi ndërkombëtar mes bankave qendrore, para, gjatë dhe pas krizës” të Bankës Qendrore Evropiane

Data e publikimit: 09.12.2013

 

Në datat 3-4 dhjetor 2013, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë “Bashkëpunimi ndërkombëtar mes bankave qendrore, para, gjatë dhe pas krizës” të organizuar nga Banka Qendrore Evropiane (ECB), në Frankfurt, Gjermani.

Në këtë konferencë merrnin pjesë guvernatorë të bankave qendrore si dhe përfaqësues nga institucione financiare ndërkombëtare.

Guvernatori Fullani, mbajti një fjalë në panelin me temë: “Mbikëqyrja makro dhe mikroprudenciale – forcimi i sistemit financiar nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar”, të cilën mund ta gjeni në adresën e mëposhtme: http://www.bankofalbania.org/web/NJOFTIM_PER_SHTYP_6871_1.php?kc=0,26,0,0,0

Gjithashtu në adresën www.bankofalbania.org/web/NJOFTIM_PER_SHTYP_6870_1.php?kc=0,26,0,0,0  mund të gjeni dhe njoftimin për shtyp të publikuar nga Banka Qendrore Evropiane mbi këtë aktivitet.