BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi pjesëmarrjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani në konferencën ekonomike të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE)

Data e publikimit: 19.06.2013

 

Në datën 17 qershor 2013, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani mori pjesë në konferencën ekonomike të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, zhvilluar në Frankfurt, Gjermani.

Konferenca me temë “Ndërlidhjet me eurozonën dhe dinamikat e konvergjencës afatgjate” u organizua nga Banka Qendrore Evropiane. Në këtë konferencë merrnin pjesë përfaqësues nga bankat qendrore evropiane të Eurozonës, si dhe të vendeve kandidate potenciale për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, përfaqësues nga institucionet financiare si dhe akademikë.

Gjatë punimeve të konferencës, të pranishmit diskutuan mbi lidhjet ekonomike që ekzistojnë ndërmjet vendeve të Eurozonës dhe atyre të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, mbi rëndësinë e qëndrueshmërisë ekonomike të këtyre vendeve në kushtet e krizës, si dhe mbi integrimin financiar të tyre duke iu përshtatur rregullave të reja të mbikëqyrjes në Evropë.

Fjalën e plotë të Guvernatorit Fullani, mbajtur në konferencën ekonomike të të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, e gjeni në adresën:

http://www.bankofalbania.org/?kc=0,26,0,0,0&crd=0,26,0,0,0,6607&ln=1