BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi pjesëmarrjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani në samitin e ministrave të financave dhe guvernatorëve të Rajonit

Data e publikimit: 19.06.2013

 

Në datën 14 qershor 2013, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani mori pjesë në samitin e ministrave të financave dhe guvernatorëve të Rajonit, mbajtur në Mal të Zi.

Në samitin me temë “E Ardhmja Financiare e Rajonit”, të pranishmit diskutuan mbi krizën në Eurozonë dhe efektet e saj në financat publike dhe rritjen ekonomike të vendeve të rajonit. Në qendër të diskutimeve ishte dhe ecuria e sektorit bankar gjatë këtyre katër viteve të krizës së Eurozonës, si dhe sfidat e së ardhmes.

Fjalën e plotë të Guvernatorit Fullani, mbajtur në samitin e ministrave të financave dhe guvernatorëve të Rajonit, e gjeni në adresën:

http://www.bankofalbania.org/web/NJOFTIM_PER_SHTYP_6605_1.php?kc=0,26,0,0,0