BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi pjesëmarrjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z.Ardian Fullani në takimin me temë “Forcimi i mbikëqyrjes mikro dhe makroprudenciale"

Data e publikimit: 16.12.2010

 

Në datat 14-15 dhjetor 2010, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, mori pjesë në seminarin e nivelit të lartë të organizuar në Frankfurt, në kuadër të Europrogramit me temë “Forcimi i mbikëqyrjes mikro dhe makroprudenciale”. Ky program është një iniciativë e Bankës Qendrore Evropiane, dedikuar bankave qendrore të vendeve që janë kandidate dhe kandidate potenciale për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

2010 12 04 seminar ecb 3639 0

Në këtë takim, merrnin pjesë zyrtarë të lartë të Bankës Qendrore Evropiane si Presidenti i BQE z. Jean-Claude Trichet, dhe z.Vitor Constâncio, z. Lorenzo Bini Smaghi, si dhe përfaqësues të bankave qendrore të vendeve kandidate dhe kandidate potenciale.

I ftuar si folës në këtë tryezë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë z. Ardian Fullani, mbajti fjalën e rastit me temë “Stabiliteti makrofinanciar në vendet kandidate dhe vendet e mundshme kandidate për në BE: mësimet për t’u nxjerrë”.