BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi pjesëmarrjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në takimin përmbyllës të vitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, 17 Dhjetor 2013

Data e publikimit: 23.12.2013

 

Në datë 17 dhjetor 2013, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, mori pjesë në takimin përmbyllës të vitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave.

Në këtë takim merrnin pjesë drejtues të bankave që operojnë në vend, si dhe përfaqësues të Bankës së Shqipërisë.

Aktiviteti u çel me fjalën e mbajtur nga kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave z. Seyhan Pencabligil,dhe u përshëndet nga të ftuarit e nderi, z. Ettore Sequi, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, si dhe z. Nadeem Ilahi, Shef i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë.

 Gjatë takimit, një fjalë për të pranishmit mbajti edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani.