BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi publikimin e vrojtimeve mbi “Gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve dhe ndërmarrjeve në Shqipëri”

Data e publikimit: 02.10.2018

 

Banka e Shqipërisë njofton se ka nisur publikimin e plotë të rezultateve të dy vrojtimeve mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e familjeve, dhe të ndërmarrjeve në Shqipëri. Rezultatet e përmbledhura të këtyre vrojtimeve publikohen edhe si hapësirë informuese, brenda Raportit të Stabilitetit Financiar.

Këto vrojtime realizohen me frekuencë gjashtëmujore, për të siguruar të dhëna plotësuese mbi aspekte të ndryshme të financave dhe të huamarrjes së familjeve dhe ndërmarrjeve shqiptare, të cilat nuk mund të sigurohen nga të dhënat zyrtare. Për realizimin e tyre, përdoret një kampion rastësor prej rreth 1200 familjesh dhe 1200 ndërmarrjesh, përkatësisht, të përzgjedhura dhe të intervistuara nga INSTAT.

Vrojtimet mund t’i gjeni të publikuara në faqen tonë të internetit në link-un: 

/Stabiliteti_Financiar/Analiza_dhe_studime/Vrojtime/