BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi takimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani me z. Herbert Stepic, President i Raiffeisen International

Data e publikimit: 06.10.2005

 

Sot, në datën 06.10.2005, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, zhvilloi një takim me z. Herbert Stepic, President i Raiffeisen International dhe njëkohësisht Zëvendëspresident i Raiffeisen Group. Gjithashtu në takim ishte pjesëmarrës edhe z. Heinz Hodl, Kryetar i Këshillit të Mbikëqyrës, si dhe z. Steven Grunerud, Drejtori Bankës Raiffeisen në Shqipëri.

Fillimisht Guvernatori e njohu zotin Stepic me zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare dhe në sistemin bankar, duke u ndalur në veçanti në rolin e rëndësishëm që ka luajtur Banka Raiffeisen në këto zhvillime. Më tej zoti Fullani theksoi rëndësinë e këtij takimi, i cili shënon një hap të mëtjeshëm në forcimin e mëtjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Zoti Stepic nga ana e tij, u shpreh se RZB mbetet e vendosur për të luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit përmes zhvillimit të sistemit bankar shqiptar, duke sjellë eksperiencën shumëvjeçare dhe ndërkombëtare të Raiffeisen International.

Të dy palët theksuan rëndësinë e pasurimit të tregut me instrumenta të rinj financiar, për të shmangur luhatshmëri si ajo e vërejtur kohët e fundit. RZB mbetet e hapur për të bashkëpunuar me institucionet shtetërore për zbutjen e vështirësive financiare në të ardhmen.

Të dy bashkëbisuedesit ishin të një mendimi se nxitja e bashkëpunimit dhe e integrimit ekonomik rajonal është në të mirë të zhvillimit ekonomik. Gjithashtu, ata ndanë të njëjtin mendim që bashkëpunimi i nisur të vazhdojë ëdhe më tej në të ardhmen sidomos në drejtim të shkëmbimit të informacioneve, të cilat do të jenë në interes të të dy institucioneve.