BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi takimin e prezantimit të projektstrategjisë së Bankës së Shqipërisë

Data e publikimit: 15.01.2004

 

Sot ne Banken e Shqiperise u zhvillua takimi prezantimit te Projektstrategjise se Bankes se Shqiperise per Integrimin Evropian. Ne fjalen e hapjes Guvernatori i Bankes se Shqiperise, z.Shkelqim Cani, u shpreh se "Banka e Shqipërisë ka marrë angazhimet e saj në procesin e reformës ekonomike-financiare në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian duke qenë pjesë e ekipit shqiptar të negociatave të drejtuara nga Ministria e Integrimit Evropian. Gjithashtu, në bashkëpunimin me Ministrinë e Financave, Banka e Shqipërisë është e angazhuar për realizimin e reformave financiare në kuadër të memorandumit e politikave ekonomike-financiare me Fondin Monetar Ndërkombëtar".

Sipas z.Cani, liberalizimi është i llogarise kapitale eshte i pashmangshem dhe eshte detyre e kesaj tryeze caktimi i hapave të mëtejshëm e konkretë dhe përgatitja e një procesi optimal të liberalizimit, të tillë, që të japë përfitimet e dëshiruara.

Shqipëria është angazhuar të liberalizojë llogarinë e saj kapitale dhe ka marrë përsipër ta bëjë këtë brenda një kufiri kohor të caktuar. Në Raportin e Grupit të Punës për Pranimin e Shqipërisë në OBT, heqja e kontrolleve mbi kapitalin është një ndër angazhimet horizontale. Raporti thekson se: "Banka e Shqipërisë rezervon të drejtën të mbajë kontrolle mbi lëvizjen e kapitalit, të cilat do të zbatohen në bazë trajtimi kombëtar. Regjimi që është aktualisht në vend do të hiqet jo më vonë se viti 2010'. Njëkohësisht, Shqipëria po përgatitet të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, e cila përbën hapin e parë drejt integrimit në BE. Në këtë marrëveshje do të ketë gjithashtu pika të lidhura me liberalizimin e llogarisë kapitale si edhe kufij kohorë, përtej të cilëve secili nga transaksionet do të mund të kryhet lirisht.

Është shumë i njohur fakti se në rrugën drejt integrimit evropian lëvizja e lirë e kapitaleve është një ndër kushtet e anëtarësimit. Në Bashkimin Europian është zhvilluar një proces i gjatë dhe gradual i integrimit financiar të të gjitha vendeve, duke arritur më së fundi që vendet të jenë të barabarta në marrëdhëniet me njëri tjetrin.

Ne tryezen e dites se sotme specialistë të Bankës së Shqipërisë prezantuan nivelin aktual të rregullave dhe gjendjes së lëvizjes së kapitaleve, duke përdorur për këtë qëllim një dokument standart të Bashkimit Evropian mbi "Rregullat e aplikueshme për lëvizjet e kapitalit". Ky dokument evidenton gjendjen aktuale, ndërkohë që prezantuesit dhe diskutantët folën edhe mbi:

- angazhimet e Bankës së Shqipërisë për liberalizimin e llogarisë kapitale në kuadër të marrëveshjeve me Organizatën Botërore të Tregëtisë dhe projektit për Stabilizim Asociimin me Bashkimin Evropian;

- anët pozitive dhe problematike të liberalizimit;

- çfarë bëhet aktualisht në Bankën e Shqipërisë;

- detyrat që duhet të realizohen në të ardhmen;

- bashkëveprimi me institucione të tjera;

- sensibilizimi i publikut me problemet dhe përfitimet e liberalizimit të llogarisë kapitale.

Takimi konkludoi se pas kësaj tryeze të ndërtohet sa me shpejt matrica më e plotë e hapave, aktiviteteve dhe njësive përgjegjëse që do të punojnë në procesin e liberalizimin të llogarisë kapitale ku Banka e Shqipërisë do te luajë rolin e saj drejtues dhe menaxhues në këtë proces.

Kliko ketu per te lexuar fjalen e Guvernatorit.