BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi vizitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë, z. Erdem Basçi, pranë Bankës Shqipërisë

Data e publikimit: 03.06.2013

 

Në datën 30 maj 2013, një delegacion i nivelit të lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë, i kryesuar nga Guvernatori z. Erdem Baþçý, zhvilloi një vizitë zyrtare në Bankën e Shqipërisë.

Gjatë takimit me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, u diskutua rreth zhvillimeve më të fundit në ekonomitë e dy vendeve. Guvernatori Fullani e njohu homologun e tij, me masat e marra nga Banka e Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe qëndrueshmërinë e sistemit bankar.

Gjatë takimit, dy guvernatorët shprehën dakortësinë e tyre për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh midis institucioneve, kryesisht në fushën e politikës monetare e të stabilitetit financiar.

Pas këtij takimi, dy guvernatorët morën pjesë në çeljen ekspozitës “Kohë dhe Vende, Stambolli” me piktura nga koleksioni i Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 14 korrik 2013, në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve.