BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PÊR SHTYP
Mbi zhvillimin e seminarit rajonal “Aspektet ligjore të bankingut qendror”

Data e publikimit: 05.04.2011

 

Në datën 5 prill 2011 Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën e Francës organizoi seminarin rajonal me temë “Aspektet ligjore të bankingut qendror”.

Në këtë seminar merrnin pjesë juristë nga Banka Qendrore e Francës, nga bankat qendrore të rajonit, nga Banka e Shqipërisë si dhe nga institucionet shqiptare. Gjatë punimeve të këtij seminari u diskutuan çështje ligjore të bankës qendrore pas ngjarjeve të krizës globale të vitit 2008.

Të pranishmit në këtë seminar i përshëndeti dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.Ardian Fullani.