BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mbi zhvillimin e seminarit treditor mbi Parandalimin e Pastrimit të Parasë, 21 - 23 qershor 2005

Data e publikimit: 23.06.2005

 

Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe Zyren ne Tirane te Financial Services Volunteers Corps (FSVC), është duke organizuar në datat 21-23 qershor 2005, në ambientet e Hotel Tirana International, një seminar treditor "Mbi Parandalimin e Pastrimit të Parasë". Në këtë seminar marrin pjesë përfaqësues nga bankat e nivelit të dytë dhe institucionet financiare jobanka, nga Departamenti i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, si dhe punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Parasë në Ministrinë e Financave. Eksperte te huaj nga banka tregtare dhe institucione rregulluese ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, po ndajne pervojen e tyre ne parandalimin e pastrimit te parase me me pjesemarresit ne kete seminar.

Ky seminar ka si qellim zhvillimin e njohurive te perfaqesuesve te institucioneve financiare te licencuara nga Banka e Shqiperise, ne lidhje me parandalimin e pastrimit te parase. Ai perfaqeson ne te njejten kohe edhe nje forum ku pjesemarresit dhe ekspertet e huaj, mund te diskutojne mes tyre problemet qe iu kane dale ne punen e tyre te perditshme, me qellim gjetjen e zgjidhjeve me te mira te mundshme, brenda kerkesave rregullative dhe ligjore.

Seminari i filloi punimet e tij ditën e djeshme, ku fjalën e hapjes e mbajti Zëvendësguvernatori i dytë i Bankës së Shqipërisë, z.Limos Malaj. Z.Malaj në fjalën e tij theksoi se sistemi bankar shqiptar është duke u zhvilluar dhe konsoliduar, prandaj është e nevojshme forcimi i bazës ligjore dhe asaj rregullative në mënyrë që të mbyllen shtigjet e mundshme për pastrimin e parasë. Trainimi i personelit të bankave dhe reduktimi i ekonomisë cash duke kryer transaksionet nëpërmjet bankave, janë disa nga rrugët për reduktimin e fenomenit të pastrimit të parasë.

Më pas, pjesemarresit kane vijuar me diskutimet ne teresi te cilat kane filluar me rendesine e kuptimit sa me te mire problemit qe diskutohet dhe te rrezikut qe mund te vije nese nuk zbatohen vazhdimisht standardet me te mira ne fushen e parandalimit te pastrimit te parase. Pjesemarresit jane njohur me raste te ndodhura ne vende te huaja dhe kane diskutuar rreth nevojes per nje njohje sa me te mire te klienteve te cdo institucioni financiar. Ne vijim, pjesemarresit kanë diskutuar rreth propozimeve reale dhe hapave konkretë që do të hidhen në drejtim të reduktimit të hapësirave të pastrimit të parasë në Shqipëri.

Ne diten e dyte, Guvernatori i Bankes se Shqiperise, z. Ardian Fullani, u ftua t'iu drejtoje pjesemarresve te seminarit disa opinione lidhur me rendesine dhe nevojen e krijimit te nje kulture kunder pastrimit te parase ne institucionet tona financiare. Te pranishem gjate paraqitjes se ketyre opinioneve, ishin edhe drejtues te bankave te nivelit te dyte dhe te institucioneve financiare jobanka.

Ne fjalen e tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë theksoi progresin e arritur në drejtim të plotësimit të standardeve dhe praktikave më të mira që aplikohen në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe të financimit të terorizmit. Në konstimet e bëra prej tij u theksua se sistemi bankar me në krye Bankën e Shqipërisë e kanë kuptuar drejt rendësinë e këtij problemi ndërkombëtar dhe janë duke reaguar me korektësi në përmbushjen e të gjithë detyrimeve ligjore dhe rregullative që lindin nga praktikat e përditshme bankare.

Megjithatë, ky proces nënkupton një anagzhim dhe përqëndrim të vazhdueshëm dhe për këtë qëllim ka nevojë për përsosje të mëtejshme të praktikave dhe të sdandardeve që karakterizojnë veprimtarinë e sistemit bankar.

Për këtë qëllim nga ana e zotit Fullani u kërkua që të punphet më shumë në drejtim të vlersimit me seriozitet të çdo veprimi bankar duke minimizuar në maksimum rënien në formalizëm. Veçanërisht theksi u vu në domosdoshmerine qe procesi i parandalimit te pastrimit te parase te kryhet nepermjet nje analize me te mire te profilit te rrezikut te klientit.

Ai theksoi gjithashtu nevojen qe ligji ekzistues te rishikohet ne disa elemente te tij, si edhe shprehu objektivin e Bankes se Shqiperise per te nxitur nje bashkeveprim me te mire mes te gjitha institucioneve financiare qe ndikohen nga ligji per parandalimin e pastrimit te parase. Në përfundim të fjalës së tij zoti Fullani u shpreh ka hapsira të mëtejshme për një bashkëpunim më të mirë ndërmjet insititucioneve që janë subjekte dhe zbatues të ligjit për parandalimin e pastrimit të parave. Për këtë qëllim Banka e Shqipërisë si institucion mbikeqyres i subjekteve qe licencohen prej saj dhe qe jane subjekte te ligjit, do te nxise nje levizje me te fuqishme ne drejtim te dhenies se nje kontributi me te madh te nga bankat ne prandalimin e pastrimit te parase. Ajo, nuk do te mjaftohet vetem me verifikimin e ekzisences se strukturave te brendshme te bankes dhe te procedurave perkatese, por do te thellohet me tej ne drejtim te vleresimit te mbeshtetjes qe strukturat drejtuese i japin sistemit te brendshem te parandalimit te pastrimit te parase.

Ne diten e trete, seminari fokusohet ne ceshtjet qe shqetesojne perfaqesuesit e Departamentit te Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise dhe ata te Drejtorise se Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parase ne Ministrine e Financave, si institucione te ngarkuara me zbatimin e ligjit dhe te kerkesave rregullative ne kete fushe.