BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Mesazh ngushëllimi nga Guvernatori Fullani për ndarjen nga jeta të z. Artan Santo

Data e publikimit: 26.06.2014

 

Sot, pas një akti kriminal të pashembullt, u nda nga jeta miku dhe kolegu ynë i vjetër Santo, i cili për vite me radhë punoi për ndërtimin e një institucioni të besueshëm si banka Credins. Santon do ta kujtoj gjithmonë për optimizmin dhe entuziazmin e tij. Vizioni dhe natyra e tij novatore do të vazhdojë të jetë burim motivimi për ekipin drejtues të bankës Credins, ashtu siç pata rastin ta konfirmoj edhe gjatë takimit me drejtuesit e këtij institucioni ditën e sotme. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes Santo dhe lutem që të gjejnë forcë për të përballuar këtë humbje tragjike.