BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Muzeu i Bankës së Shqipërisë organizon seminarin njëjavor “Monedhat antike që nga shfaqja e tyre (fillimi i shek. VII p.e.s.) deri në fundin e Perandorisë Romake (fundi i shek. V e.s.)

Data e publikimit: 20.04.2018

 

Seminari është menduar për fillestarët në degën e numizmatikës dhe për ata që kanë njohuri bazike mbi këtë fushë. Ai synon t’i pajisë pjesëmarrësit me njohuritë e duhura për ta përfshirë numizmatikën në studimet e tyre. Ditën e fundit të seminarit do të jepen informacione mbi mënyrën si restaurohen monedhat dhe do të realizohet një punë praktike me to, duke treguar konkretisht disa nga elementet për të cilat flitet gjatë seminarit dhe duke ushtruar disa praktika numizmatike për të treguar se si numizmatët ndërtojnë katalogët dhe korpuset monetare. Në përfundim të seminarit do të shpërndahen certifikata pjesëmarrjeje. 

Lektore: Dr. Albana Meta, numizmate, Instituti i Arkeologjisë 

Orari dhe vendndodhja: 30 prill - 7 maj 2018, ora 10:00 – 17:00

Banka e Shqipërisë, Sheshi “Skënderbej”, nr. 1, Tiranë

Programi i seminarit

Për të marrë pjesë në këtë aktivitet, jeni të lutur të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj, duke dërguar një email brenda datës  27 prill ora 10:00 në adresën: [email protected]