BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në Fushën e Mbikëqyrjes Financiare

Data e publikimit: 01.06.2005

 

Nesër, ditën e enjte, datë 2 qershor 2005, në orën 12.30, në selinë e Bankës së Shqipërisë, do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes financiare midis Bankës së Shqipërisë, Autoritetit Mbikëqyrës të Sigurimeve dhe Komisionit të Letrave me Vlerë.

Marrëveshja e Bashkëpunimit do të nënshkruhet nga z. Ardian Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, zj. Merita Xhafaj, Drejtore Ekzekutive e Autoritetit Mbikëqyrës të Sigurimeve dhe zj. Elisabeta Gjoni, Zëvëndëskryetare e Komisionit të Letrave me Vlerë.

Banka e Shqipërisë fton gjithë shtypin e shkruar dhe atë elektronik që të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi.

Duke përfituar nga rasti, Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun ju falenderon për vëmendjen tuaj.