BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PER SHTYP
Nis punimet konferenca vjetore e Bankës së Shqipërisë

Data e publikimit: 09.11.2017

 

"Zhvillimet në tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare. Roli i strukturës, madhësisë dhe infrastrukturës së tregjeve në zbutjen e rreziqeve dhe ecurinë e ndërmjetësit financiar"

Në datën 9 nëntor 2017, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve të Evropës Juglindore të Universitetit të Oksfordit, zhvillon konferencën e saj vjetore me temë: "Zhvillimet në tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare. Roli i strukturës, madhësisë dhe infrastrukturës së tregjeve në zbutjen e rreziqeve dhe ecurinë e ndërmjetësit financiar".

#498 ahp3258

Kjo konferencë organizohet nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta, Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj, përfaqësuesve të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Të pranishëm janë gjithashtu guvernatorë, zëvendësguvernatorë, anëtarë të bordeve drejtuese dhe përfaqësues të lartë të bankave qendrore, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar e Banka Botërore, rrethe akademike në vend, përfaqësues të sistemit bankar e financiar, përfaqësues të medias, si dhe stafi i Bankës së Shqipërisë.

Kjo konferencë realizohet në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që Banka e Shqipërisë ka nënshkruar me Universitetin e Oksfordit.

Konceptuar në tre sesione, punimet e konferencës u hapën me fjalët përshëndetëse të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko; Drejtorit të Qendrës së Studimeve të Evropës Juglindore në Universitetin e Oksfordit, z. Othon Anastasakis; Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, z. Arben Ahmetaj; dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta.

 300 ahp3277 9948 0

 

 300 ahp3284 9950 0

Fjala e plotë e Guvernatorit Sejko

Gjatë fjalës së tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bëri një ekspoze të zhvillimeve makroekonomike të rajonit, Eurozonës dhe të vendit tonë. Ai u shpreh se, nga një këndvështrim ndërkombëtar, situata e përgjithshme po bëhet gjithnjë e më tepër mbështetëse. Duke u ndalur në vendet e Eurozonës, ai veçoi se shumë nga partnerët kryesorë të vendit tonë janë në një moment pozitiv përsa i takon rritjes ekonomike, ndërkohë që edhe parashikimet paraqiten optimiste.

 300 ahp3293 9949 0

Lidhur me ekonominë shqiptare, ai theksoi se tremujori i fundit i vitit 2017 e gjen vendin tonë në një situatë ekonomike e financiare në përmirësim, duke nënvizuar se efektet e politikës monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë kanë ruajtur kahun stimulues, me synim mbylljen e hendeqeve negative të çmimeve dhe të prodhimit.

#498 ahp3300

 300 ahp3277 9948 0

#498 ahp3326

Guvernatori Sejko shtoi se një tablo pozitive karakterizon edhe stabilitetin financiar të vendit, duke veçuar arritjen më të spikatur, atë të rënies së dukshme të kredive të këqija në bilancet e sistemit bankar.

Më tej, ai theksoi se zhvillimet pozitive të sektorit bankar dhe të ekonomisë kanë mbështetur përmirësimin e mëtejshëm të treguesve të kapitalizimit, likuiditetit dhe të përfitueshmërisë.

Guvernatori Sejko u shpreh se një premisë e rëndësishme për mbështetjen financiare të zhvillimeve ekonomike të vendit përbën fakti se industria bankare në Shqipëri gëzon shëndet të plotë financiar dhe ndodhet në kushtet e një situate optimale të likuiditetit dhe të kapitalizimit të veprimtarisë.

Në vijim, lidhur me sistemin financiar në vend, ai shtoi se në këto 25 vjet nga themelimi i sistemit bankar dynivelor në Shqipëri, hapa të rëndësishëm janë ndërmarrë për të nxitur zgjerimin e vazhdueshëm të këtij tregu, si stimulimi i tregut të letrave me vlerë dhe i atij të kapitalit dhe themelimi i institucioneve përkatëse të mbikëqyrjes dhe të rregullimit.

#498 ahp3313 #498 ahp3317

Megjithatë, pavarësisht këtyre zhvillimeve, sistemi financiar mbetet ende i dominuar nga sistemi bankar dhe, duke pasur parasysh se zhvillimi i tij është një faktor i rëndësishëm për nxitjen e aktivitetit ekonomik dhe rritjen e mirëqenies në përgjithësi, zgjerimi dhe thellimi i mëtejshëm i tregut është një sfidë që shtrohet para nesh.

Në përfundim të fjalës së tij, Guvernatori u shpreh se konferenca vjetore përfaqëson një nga ngjarjet kulmore të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë, duke synuar të hulumtojë dhe t'u japë përgjigje shumë çështjeve dhe dilemave me të cilat përballet ekonomia jonë kombëtare dhe jo vetëm, të cilat për nga natyra, efektet dhe ndërveprimi mes tyre, janë të pranishme në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

Fjala e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z Ilir Meta

Sesioni i parë i konferencës trajton natyrën e rreziqeve aktuale në ekonomitë vendase dhe rajonale të EJL-së, ndërlidhjet mes tyre, si dhe vlerësoi qëndrueshmërinë ndaj këtyre rreziqeve.

#498 ahp3369 copy 1

Gjatë sesionit të dytë, diskutimet fokusohen te sfidat dhe opsionet e politikës me të cilat përballen bankat qendrore dhe autoritetet mbikëqyrëse. Ky sesion përqendrohet në rolin dhe efektshmërinë e politikës monetare, regjimet e këmbimit valutor, ndryshimet makro-prudenciale dhe rregullatore, si dhe ndryshime të tjera institucionale në prani të një tregu financiar të kufizuar.

Sesioni i tretë, paneli i Guvernatorëve, mbledh në një tryezë të veçantë diskutimi: Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko; Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Fehmi Mehmeti; Guvernatorin e Bankës Qendrore të Malit të Zi; si dhe përfaqësues të lartë të bankave të tjera qendrore.

Në këtë panel, diskutimet do të përqendrohen kryesisht në rolin e tregut financiar dhe infrastrukturën e tij, në veçanti rolin e "hallkave" që mungojnë (tregu i parasë, fondet e pensioneve, fondet reciproke dhe segmente të tjera të tregut); si dhe në prezantimin e risive teknologjike në tregun financiar "FinTech", në zhvillimet aktuale në lidhje me rreziqet, qëndrueshmërinë dhe efektshmërinë e politikave monetare dhe të stabilitetit financiar.