BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Njoftim për mbledhjen e ardhshme të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Data e publikimit: 22.08.2013

 

Ditën e mërkurë, datë 28. 08. 2013, ora 10.00, në selinë e Bankës së Shqipërisë do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë me këtë rend dite:

  • Raporti i Politikës Monetare për muajin gusht të vitit 2013.
  • Projekti “Për disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit””.
  • Projekti “ Për një ndryshim në vendimin “Për shtypjen e monedhave për qëllime numizmatike, në vitin 2013””.
  • Informacioni “Për ecurinë e rezervës valutore dhe të portofoleve të investimeve për muajin korrik të vitit 2013”.
  • Informacioni “Për Pasqyrat Financiare të Bankës së Shqipërisë për periudhën janar - korrik të vitit  2013”.
  • Informacioni “Mbi aktivitetin e kontrollit të brendshëm të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e dytë të vitit  2013”.
  • Të tjera.