BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Njoftim për mbledhjen e ardhshme të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Data e publikimit: 24.10.2013

 


Ditën e mërkurë, datë 30. 10. 2013, ora 10.00, në selinë e Bankës së Shqipërisë do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë me këtë rend dite:

  • Raporti i Politikës Monetare për tremujorin e tretë të vitit 2013 dhe informacionet përkatëse.
  • Projektet “Për dhënien e miratimit paraprak për kryerjen e një veprimtarie shtesë nga Banka Raiffeisen sh.a. dhe nga Banka Intesa Sanpaolo Albania sh.a.”.
  • Projekti “Për disa ndryshime në vendimin për miratimin e “Sistemit Raportues për subjektet financiare jobanka””.
  • Projekti “Për një ndryshim në rregulloren “Mbi procedurat e ndërhyrjes të Bankes së Shqiperise në tregun e brendshëm valutor””.
  • Informacioni “Për ecurinë e rezervës valutore dhe të portofoleve të investimeve për muajin gusht të vitit 2013”.
  • Informacioni “Mbi ndërhyrjet në tregun e parasë dhe në tregun e brendshëm valutor në tremujorin e tretë  të vitit 2013”.
  • Informacioni “Për Pasqyrat Financiare të Bankës së Shqipërisë për nëntëmujorin e vitit  2013”.
  • Informacioni “Mbi Raport Progresin 2013 të Komisionit Evropian për  Shqipërinë”.
  • Të tjera.