BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Njoftim për mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës

Data e publikimit: 05.11.2013

 

Ditën e mërkurë, më datë 6 nëntor 2013, ora 11.00, në selinë e Bankës së Shqipërisë, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës me këtë rend dite:

  • Projekti “Për paketën e ndryshimeve në politikat dhe procedurat e administrimit dhe organizimit të burimeve njerëzore në Bankën e Shqipërisë”;
  • Projekti “Për miratimin e disa ndryshimeve në buxhetin afatmesëm të Bankës së Shqipërisë për vitet 2013-2015”;
  • Të tjera.