BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Njoftim për mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës

Data e publikimit: 21.11.2013

 

Ditën e mërkurë, datë 27 nëntor 2013, në selinë e Bankës së Shqipërisë, zhvillohet mbledhja e radhës së Këshillit Mbikëqyrës me këtë rend dite:

  • Raporti mujor i politikës monetare.
  • Projekti “Për miratimin e Buxhetit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2014”.
  • Projekti “Për miratimin e disa ndryshimeve në buxhetin vjetor të Bankës së Shqipërisë”.
  • Informacion për sigurinë e informacionit dhe sistemet informatike të Bankës së Shqipërisë.
  • Raporti “ Mbi veprimtarinë e kontrollit të brendshëm për tremujorin e tretë të vitit 2013”.
  • Të tjera.