BANKA E SHQIPËRISË
NJOFTIM PER SHTYP
Njoftim për mediat: Takim i nivelit të lartë i Bankës së Shqipërisë me Ministrin e Shtetit për Diasporën
Data e publikimit: 07.12.2017
Ju njoftojmë se ditën e hënë, datë 11 dhjetor 2017, ora 10:30, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, do të zhvillohet një takim i nivelit të lartë midis Bankës së Shqipërisë dhe Ministrit të Shtetit për Diasporën me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në fushën e remitancave.
Ky është takimi i parë i një sërë takimesh të rregullta vjetore që Ministri i Shtetit për Diasporën synon të mbajë me aktorët kyç të ekonomisë dhe sistemit financiar shqiptar për këtë çështje.
Të pranishëm në këtë takim do të jenë bankat e nivelit të dytë dhe subjektet financiare jo-banka të angazhuara në fushën e transfertave monetare që operojnë në vend.
Ftojmë median e shkruar dhe atë vizive të pasqyrojnë:
- Fjalën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko
- Fjalën e Ministrit të Shtetit për Diasporën, z.Pandeli Majko