BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PER SHTYP
Njoftim për shtyp: Ditën e hënë, datë 6 nëntor 2017, do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit midis Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë

Data e publikimit: 03.11.2017

 

Ditën e hënë, datë 6 nëntor 2017, ora 11:00, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit midis Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.

Banka e Shqipërisë fton median e shkruar dhe atë vizive të pasqyrojë ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit.