BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Njoftimi për shtyp i BQE: BQE zgjat afatin e linjave të likuiditetit në Euro me bankat qendrore të shteteve joanëtare të Eurozonës

Data e publikimit: 04.02.2021

 
  • BQE-ja vendosi të zgjasë përkohësisht afatin e linjave të likuiditetit në euro me nëntë muaj, deri në muajin mars të vitit 2022.
  • Objektivi i këtyre linjave të likuiditetit në euro është përballimi i nevojave të mundshme për likuiditet në euro në shtetet joanëtare të Eurozonës, në prani të mos funksionimit të tregjeve për shkak të COVID-19. 

Banka Qendrore Evropiane (BQE) vendosi në muajin dhjetor 2020, të ofrojë një zgjatje të afatit prej nëntë muajsh të linjave të saj të përkohshme të marrëveshjeve SWAP dhe REPO me bankat qendrore të shteteve joanëtare të Eurozonës.  Bankat qendrore të Shqipërisë, Kroacisë, Hungarisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rumanisë, San Marinos dhe Serbisë kanë rënë dakord të zgjasin afatin e linjave të tyre të likuiditetit në euro me BQE-në deri në muajin mars të vitit 2022. 

Këto linja u krijuan në fillim të vitit 2020 për të siguruar likuiditet në euro për institucionet financiare në shtetet përkatëse, nëpërmjet bankave qendrore të këtyre shteteve. Qëllimi i këtyre linjave të likuiditetit në euro është përballimi i nevojave të mundshme për likuiditet në euro në shtetet jo anëtare të Eurozonës, në rast të mos funksionimit të tregjeve, për shkak të COVID-19. Për më tepër, ato kanë për qëllimi parandalim e efekteve të përhapjes në tregjet financiare dhe në ekonomitë e Eurozonës, të cilat mund të ndikojnë negativisht transmetimin normal të politikës monetare të BQE-së.  Linjat e përkohshme të likuiditetit në euro në fillim u përcaktuan me afat kohëzgjatjeje deri në korrik të  vitit 2021.

Nëpërmjet një  linje të marrëveshjes SWAP, Hrvatska narodna banka (Banka Kombëtare e Kroacisë) mund të marrë hua deri në  €2 miliardë nga BQE-ja, këmbyer në monedhën kroate, kuna.

Sipas marrëveshjeve përkatëse të linjave të likuiditetit: 

  • Banka e Shqipërisë mund të marrë hua deri në €400 milionë nga BQE. 
  • Magyar Nemzeti Bank mund të marrë hua deri në €4 miliardë nga BQE. 
  • Народна банка на Република Северна Македонија (Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut) mund të marrë hua deri në €400 milionë nga BQE. 
  • Banca Naţională a României (Banka Kombëtare e Rumanisë)  mund të marrë hua deri në €4.5 miliardë nga BQE.
  • Banca Centrale della Repubblica di San Marino (Banka Qendrore e San Marinos)  mund të marrë hua deri në €100 milionë nga BQE.
  • Народна банка Србије (Banka Kombëtare e Serbisë) mund të marrë hua deri në €1 miliard nga BQE.  

Sipas linjës REPO, bankat qendrore mund të marrin hua në euro deri në shumën limit të specifikuar, në këmbim të një kolaterali të përshtatshëm në euro.

Për më shumë pyetje, lutemi kontaktoni Eva Taylor, tel.: +49 69 1344 7162.


Shënime

Banka Qendrore Evropiane
Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimit Sonnemannstrasse 20, 60314 Frankfurt am Main, Germany 
Tel.: +49 69 1344 7455, email: [email protected]
Website: www.ecb.europa.eu 


Lejohet riprodhimi duke cituar burimin.