BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Organizohet Workshop-i XIII i Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore

Data e publikimit: 04.12.2019

 

Në datat 5-6 dhjetor 2019, Banka e Shqipërisë organizoi Workshop-in XIII të Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore. Prej trembëdhjetë vjetësh, ky aktivitet synon të ofrojë një forum për diskutimin e punëve kërkimore më të fundit mbi çështje ekonomike dhe financiare, të nxisë shkëmbimin e pikëpamjeve midis kërkuesve të Bankës së Shqipërisë, bankierëve qendrorë, komunitetit akademik, studiuesve dhe politikëbërësve në rajon dhe më gjerë.

Workshop-i i sivjetshëm do të ketë në fokus të veçantë, zhvillimet e sektorit të jashtëm dhe ato të stabilitetit financiar, si dhe implikimet e tyre për bankat qendrore dhe ekonominë. Megjithatë, në përputhje me traditën tonë, ai është i hapur për hulumtime multidisiplinare dhe do të prezantojë kontribute teorike dhe empirike mbi çështje të lidhura me bankingun qendror.

Banka e Shqipërisë  ka kënaqësinë të ftojë të interesuarit të ndjekin punimet e tij, në datat 5-6 dhjetor 2019, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, duke konfirmuar pjesëmarrjen në [email protected].

Për më shumë detaje, mund të shikoni programin e aktivitetit.