BANKA E SHQIPËRISË

FTESË PËR MEDIAT
Përfundimi i implementimit të Sistemit të Kryqëzimit të Pagesave me Vlerë të Vogël - AECH

Data e publikimit: 20.09.2004

 

Me rastin e përfundimit të implementimit të Sistemit të Kryqëzimit të Pagesave me Vlerë të Vogël- AECH, ditën e premte, datë 22 korrik 2005, në orën 10.00, në hollin e Bankës së Shqipërisë, do të organizohet një takim përshëndetës, në formën e një kokteili, i Bankës së Shqipërisë me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë, pjesëmarrëse në këtë sistem. Fjala e rastit do të mbahet nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani.

Banka e Shqipërisë fton gjithë shtypin e shkruar dhe atë elektronik të marrë pjesë në këtë takim. (Lutemi paraqitjen tuaj 15 minuta përpara fillimit të aktivitetit për të arritur një organizim sa më të mirë).

Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun ju falenderon paraprakisht për vëmendjen dhe bashkëpunimin tuaj.