BANKA E SHQIPËRISË

DEKLARATË PËR SHTYP
Përgënjeshtrim i lajmit të transmetuar në televizionin Vizion Plus

Data e publikimit: 06.08.2014

 

Në vijim të lajmit të publikuar sot në televizionin Vizion Plus, “Fullani, propozohet shkarkimi”, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë  informon publikun se ky lajm nuk është i vërtetë. Në diskutimet e zhvilluara gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Mbikëqyrës ju bëjmë me dije se nuk ka pasur asnjë propozim nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Në lidhje me përmbajtjen e mbledhjes se sotme referojuni njoftimit për shtyp të Këshillit Mbikëqyrës të publikuar për këtë qëllim.