BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Prof. Dr. Jovan Basho në Netët e Muzeut, 2 mars 2018, ora 18:00

Data e publikimit: 26.02.2018

 

Leksioni i radhës, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullën shqiptare”, me lektor Prof. Dr. Jovan Basho, do të zhvillohet më 2 mars 2018, ora 18:00, brenda ambienteve të Muzeut të Bankës së Shqipërisë. Leksioni do të shoqërohet me një ekspozitë me pulla të rralla të koleksionit Basho, me figurën e Heroit Kombëtar.

Për të marrë pjesë në këtë aktivitet, jeni të lutur të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj, duke dërguar një email brenda datës  28 shkurt  në adresën: [email protected]