BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Raporti Vjetor 2017 i Bankës së Shqipërisë

Data e publikimit: 18.05.2018

 

Pas prezantimit të Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2017, nga ana e Guvernatorit Sejko, dhe miratimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë, Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin e saj vjetor 2017 në faqen e internetit.

Raporti Vjetor i Bankës së Shqipërisë përmban një analizë të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë në raport me përmbushjen e funksioneve dhe detyrave ligjore të saj gjatë një viti. Gjithashtu, raporti evidenton punën dhe arritjet e institucionit për përmbushjen e strategjisë së zhvillimit afatmesëm dhe afatgjatë të tij. Ai përshkruan gjerësisht aktivitetet e Bankës së Shqipërisë në hallkat kryesore të funksionimit të saj. Pjesë përbërëse e Raportit Vjetor janë edhe pasqyrat financiare të Bankës së Shqipërisë, së bashku me opinionin e auditorit të jashtëm