BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Raporti i Stabilitetit Financiar 6M II 2017

Data e publikimit: 25.04.2018

 

Ky është numri i 19-të i Raportit të Stabilitetit Financiar, një dokument i Bankës së Shqipërisë që publikohet dy herë në vit.

Qëllimi i raportit është identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve me të cilat ndeshet sistemi financiar dhe infrastruktura e tij, për t’i dhënë autoriteteve publike mundësinë që të identifikojnë masat përkatëse për korrigjimet e nevojshme.

Në hyrje të dokumentit është vendosur Deklarata e Stabilitetit Financiar, e cila, sipas kërkesës së ligjit, duhet të publikohet çdo gjashtë muaj.