BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Reduktimi i cash-it në kuadrin e reduktimit të ekonomisë informale, Fjalim nga z. Fatos Ibrahimi, Zëvendësguvernator i Parë i Bankës së Shqipërisë, në konferencën - Reduktimi i ekonomisë informale - sfidë e qeverisë shqiptare, Hotel Tirana International

Data e publikimit: 16.10.2006

 

Që prej fillimit të programit për pakësimin e cash-it të ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Financave, doli qartë që problemi i cash-it në ekonomi nuk mund të trajtohet i ndarë prej problemit të ekonomisë informale. Firmat që mundohen të mos e ekspozojnë aktivitetin e tyre ndaj të tretëve, do të shmangin bankat, duke gjetur burime alternative financimi dhe pagese, kryesisht në cash. Prandaj, iniciativa e qeverisë për reduktimin e ekonomisë informale është për t'u përshëndetur, edhe në aspektin e ndikimit të madh që pritet të ketë në reduktimin e ekonomisë së cash-it.