BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Shkrim i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Z. Ardian Fullani, botuar në Gazetën Ekonomia, "Monitorimi i ekonomisë jo vetëm në metropol por edhe në rajone", 21 janar 2005.

Data e publikimit: 21.01.2005

 

Ekonomia jone ka kohe qe ka hyre ne nje proces te panderprere te zhvillimit sasior dhe cilesor, perfshi dhe nje shtrirje gjeografike gjithnje e me te madhe. Te dy komunitetet banka dhe biznesi kane nevoje te bashkepunojne me ngushte me njeri - tjetrin dhe ne menyre qe ky bashkepunim te jete efikas gjykojme se ne si Banke e Shqiperise te kemi rolin tone aktiv jo vetem nepermjet krijimit te nje ambienti te sigurte makroekonomik por edhe nepermjet sigurimit te nje sere veprimesh te tjera te cilat nga njera ane do te nxisin aktivitetin kreditues te sistemit bankar dhe nga ana tjeter do te ndikojne ne orientimin me te sakte te biznesit drejt projekteve dhe investimeve me te sigurta. Per kete qellim ne planet tona afatshkurtra dhe afatmesme kemi menduar qe degeve tona neper rrethe t'i japim nje rol te ndryshem nga ai qe ato kane luajtur deri me sot. Ne e gjykojme te domosdoshme se aktualisht ka ardhur koha qe deget tona te mos jene thjesht magazina dhe distributore cash-i. Gjithashtu do te hiqet dore edhe nga disa veprime jo te natyres se bankingut qendror te cilat gradualisht do te thithen natyrshem nga ana e bankave tregtare.

Synimi yne eshte qe keto dege te shnderrohen ne nje model te perparuar te prezences se Bankes se Shqiperise neper rajone te ndryshme te vendit. Ato do te jene stacione te mirefillta te grumbullimit te informacionit ne lidhje me aktivitetin ekonomiko-financiar te rajonit duke i paraprire analizave dhe studimeve te metejshme. Kjo pune kerkimore do t'i sherbeje jo vetem programimit te nje politike monetare me te qarte por edhe modernizimit te elementeve te transmisionit te kesaj politike nga qendra ne baze dhe anasjelltas.

Kjo nisme e Bankes se Shqiperise per te monitoruar aktivitetin ekonomik jo vetem ne metropol por edhe ne rajone te tjera te vendit, mendoj se ka nje interes te vecante per te gjitha grupet e interesit.

Ne vijim deshiroj te shtoj disa komente te tjera ne lidhje me zhvillimet e fundit te sistemit bankar, te cilat mendoj se kane krijuar premisa te mira per nje ekspansion te vertete te ketij biznesi ekspansion i cili do te ndikoje pozitivisht edhe ne ecurine e aktiviteteve te biznesit.

Pas perfundimit te sistemit te pagesave ne vlere te medha, Banka e Shqiperise para pak kohesh inaguroi fillimin e nje projekti shume te rendesishem qe ka te beje me kryqezimin e pagesave ne vlere te vogel. Funksionimi i ketij sistemi te ri do te rrise ndjeshem shpejtesine e pagesave midis perdoruesve te bankave, nje element mungesa e te cilit i ka mbajtur larg bizneset prej bankave. Perfitoj nga rasti per te sensibilizuar bizneset per avantazhet qe do te shoqerojne funksionimin e ketij sistemi pasi ndermjet te tjerash te dy sistemet se bashku do te ndihmojne arritjen e standardeve nderkombetare te ATM dhe AIPS (pajisje automatike dhe elektronike te pagesave) per numer popullsie. Sfida per sistemin bankar dhe bizneset, por dhe per Banken e Shqiperise mbetet nxitja e publikut ne perdorimin e tyre.

Per te bere realitet kete do te inkurajoj sistemin bankar qe te jete me aktiv qe do te thote se bankat duhet te shkojne drejt popullsise dhe bizneseve me produkte te qarta dhe te gatshme me sherbime te shpejta dhe efikase.

Duke vleresuar zhvillimet e fundit ne sistemin bankar si ne rritjen e numrit te degeve ashtu dhe ne shtimin e sherbimeve bankare ne sportel, mendoj se ne vitin 2005 sistemi bankar do te jete me atraktiv.

Gjykoj se shenjat optimiste te vitit qe lame pas do te pasohen nga veprime energjike te sistemit bankar ne biznesin e pagesave me karta elektronike e ne kete fryme do te shprehesha qe zgjidhjet e sistemit bankar te jene ne favor te nje karte te unifikuar.

Sigurisht qe hapat ne kete drejtim do te jene me komplekse dhe natyrshem qe disa prej tyre kerkojne dhe bashkeveprim nderinstitucional Banka e Shqiperise tashme po shtron rrugen drejt perdorimit te gjere te kartave ne Shqiperi.

Sherbimi me karta krediti jo vetem qe do te kontriboje ne reduktimin e cash-it ne ekonomi, por do te jape nje ndikim pozitiv edhe ne uljen e ekonomise informale. Megjithate, ajo qe mendoj se eshte e rendesishme ka te beje me nxitjen dhe me inkurajimin e ushtruar ndaj sistemit bankar qe ky nivel sherbimesh te jete i pranishem njetrajtesisht ne te gjithe territorin e vendit ku bankat ushtrojne veprimtarine e tyre. Vetem ne kete menyre avantazhet e pagesave elektronike dhe te te gjitha lehtesive te tjera do te jene te njejta ne te gjithe territorin e Republikes si per ju ashtu edhe per publikun ne pergjithesi. Duke ndjekur kete logjike mendoj se do te krijojme shanse reale per nje zhvillim te harmonizuar gjeografikisht duke dhene nje kontribut te vertete ne rritjen e mireqenies ne shkalle vendi.