BANKA E SHQIPËRISË

Sistemi financiar shqiptar në tranzicion: progres apo brishtësi?

Data e publikimit: 05.12.2002

 

Abstrakt

Në këtë kumtesë analizohen zhvillimet në sistemin bankar si pjesa më e rendësishme e sistemit tonë financiar të para në kontekstin dhe lidhjen me zhvillimet makroekonomike duke vënë theksin në dy momente krize dhe turbullirash të këtij sistemi në vitet 1997 dhe 2002. Ndërsa kriza e parë financiare ishte një krizë e shkaktuar nga skemat piramidale dhe jo shumë e lidhur me sistemin bankar momenti i dytë përfaqëson një shqetësim të pastër të sistemit bankar i cili shënoi një prag krize bankare.

Në këtë kumtesë, ne analizojmë tiparet kryesore të sistemit bankar dhe faktorët e ndryshëm që qëndrojnë në themel të zhvillimeve të sektorit bankar duke arritur konkluzionin se megjithë progresin e dukshëm, sistemi bankar mbetet i brishtë dhe i ekspozuar ndaj krizave dhe shqetësimeve serioze që mund të shndërrohen në kriza bankare. Analiza e krizës financiare të shkaktuar nga skemat piramidale dhe pasojat që ajo solli veçanërisht në formimin e pritjeve të publikut shërben si bazë për shpjegimin edhe të tronditjeve të fundit në sistemin bankar.

Zhvillimi i sistemit bankar dhe rritja e besimit të publikut ndaj tij lidhet jo vetëm me zhvillimin dhe shëndoshjen e tij nëpërmjet privatizimit të bankave shteëtrore, nxitjes së konkurrencës, përsosjes së sistemit të pagesave dhe forcimit të mbikëqyrjes, por edhe të zhivillimit të ekonomisë reale dhe stabilitetit poltik të vendit.

Lexo tekstin e plotë të kumtesës.