BANKA E SHQIPËRISË

Strategjia e Bankës së Shqipërisë.

Data e publikimit: 19.01.1999

 

Data 31 dhjetor 1998 shënoi një moment historik në tregun finaciar jo vetëm europian, por dhe atë botëror, duke hedhur në tavolinë, euron. Përgatitjet për këtë hap ishin bërë me krijimin e Bashkimit Monetar Europian (EMU) si një nga projektet më ambicioze të diskutueshme në kuadrin e Europës së Bashkuar. Kjo shënoi kthimin në realitet të një
ëndrre të nisur që nga vitet '50, kur Jasques Rueff shkruante se "Europa do të ndërtohet nga një monedhë e përbashkët ose nuk do të ndërtohet fare."

Duke fiksuar përfundimisht vlerën e këmbimit të modhave kombëtare të 11 vendeve,u hodh një hap i guximshëm. Duket se hedhja e hapave të tjerë do të shoqërohet me shumë sfida, realizimi me sukses i të cilave do të kërkojë patjetër një kordinim të politikave ekonomike, fiskale dhe monetare, të vendeve të përfshira në euro, tashmë nëpërmjet Bankës Qendrore Europiane.

Lexo intervistën e plotë të Guvernatorit.