BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Takim i Bankës së Shqipërisë me sektorin bankar, mbi zbatimin e marrëveshjes dypalëshe SWAP për monedhat vendase, ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qendrore të Republikës Popullore të Kinës

Data e publikimit: 03.04.2014

 

Në datë 2 prill 2014, Banka e Shqipërisë organizoi një takim me drejtues të sektorit bankar, mbi prezantimin  e marrëveshjes dypalëshe SWAP për monedhat vendase, të nënshkruar ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qendrore të Republikës Popullore të Kinës.

Marrëveshja e mësipërme është nënshkruar në datë 12 shtator 2013, nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës Popullore të Kinës, z. Zhou Xiaochuan, në shumën maksimale prej 2 miliardë Yuan ose 35.8 miliardë Lek. Marrëveshja është e vlefshme për një kohëzgjatje fillestare prej tre vjetësh dhe afati  mund të shtyhet me pëlqimin e të dy palëve.