BANKA E SHQIPËRISË

FTESË PËR MEDIAT
Takim i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani dhe z. Herbert Stepic, President i Raiffeisen International

Data e publikimit: 01.01.2005

 

Sot, në datën 06.10.2005, në orën 16.30, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, do të zhvillojë një takim me z. Herbert Stepic, President i Raiffeisen International dhe njëkohësisht Zëvendëspresident i Raiffeisen Group.

Temat kryesore që do të trajtohen gjatë këtij takimi janë zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare dhe në sistemin bankar shqiptar, duke përfshirë një vlerësim të rolit që ka luajtur Banka Raiffeisen në këto zhvillime. Gjithashtu, biseda mund të përfshijë edhe tema të tjera me interes për bashkëbiseduesit.

Banka e Shqipërisë fton gjithë median e shkruar edhe atë elektronike të marrë pjesë në këtë takim. Lutemi paraqitjen tuaj 15 minuta përpara fillimit të takimit për të arritur në një organizim sa më të mirë të aktivitetit.

Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun, duke përfituar nga rasti, ju falenderon për vëmendjen dhe bashkëpunimin tuaj.