BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Takim me gazetarët mbi privatizimin e Bankës së Kursimeve

Data e publikimit: 11.08.2003

 

Me date 8 gusht 2003, ne ambjentet e Bankes se Kursimeve u zhvillua nje takim i grupit te punes se Bankes se Shqiperise per privatizimin e Bankës së Kursimeve dhe Drejtorit të Përgjithshëm të BK-së z.Adrian Kamberi me perfaqesues te medias per te diskutuar mbi domosdoshmerine e privatizimit te Bankes se Kursimeve dhe avantazhet e nje banke kursimesh private. Në takim ishin të pranishem rreth 15 gazetare, përfaqësues të mediave elektronike dhe të shkruara.

Takimi synonte të sqaronte pjesëmarrësit mbi domosdoshmërinë e privatizimit në sistemin bankar, reformat financiare dhe eksperiencat e vendeve të tjera në këtë drejtim, avantazhet e krijimit të një banke kursimesh private, për të vazhduar më tej me efektet e privatizimit të Bankës së Kursimeve dhe hapat konkrete lidhur me të. Detaje më të hollësishme rreth materialit të paraqitur në takim mund t'i gjeni më poshtë.

Privatizimi në sistemin bankar, i domosdoshëm
Sistemi financiar në Shqipëri dominohet gati plotësisht nga sistemi bankar;
Kredia e dhënë ekonomisë nga ana e bankave tregtare vazhdon të jetë e ulët;
Një numër i madh transaksionesh kryhet në cash;
Sfidat e liberalizimit të shërbimeve financiare ndërkombëtare.

Çfarë ka ardhur nga dominimi i Bankës së Kursimeve:
Për BSh - vështirë të zbatojë me efikasitet politikën e saj nëpërmjet instrumenteve indirekte;
Ndikim në financimin e borxhit të brendshëm;
Yield-i i bonove të thesarit dhe operacionet e tregut të hapur;

Pesha e BK së paprivatizuar, në sistemin bankar ka vështirësuar zhvillimin e konkurencës dhe Prezantimin e produkteve të reja.


Pse duhet reforma financiare?
Ristrukturimi i brendshëm i sektorit bankar;
Privatizimi i BK do të rriste eficiencën e operimeve të saj;
Do të ofronte shërbime me cilësi më të lartë për klientelën;
Do të ofronte shërbime me cilësi më të lartë për klientelën.

Eksperienca e disa shteteve të EQL:

Së pari, ristrukturimi i bankave dhe privatizimi duhet të kryhen në mënyrë të tillë që të krijojnë nxitjen e duhur për huadhënie mbi baza baza tregtare dhe jo mbi baza politike;

Së dyti, privatizimi kërkon një transferim të besueshëm të kontrollit nga duart e shtetit në ato të privatit dhe shpesh edhe ndryshime në mënyrën e menaxhimit të bankave;

Së treti, investitori strategjik, i cili në të shumtën e rasteve është një institucion financiar i huaj, është i rëndësishëm për krijimin e një kulture të përshtatshme të korporatës.


Avantazhet e një Banke Kursimesh private :

Pak histori:
Viti 1991 - sistemi bankar shqiptar pësoi ndryshime radikale;
Transformimi i tij ne sistem bankar dy nivelor - krijimi i bankës qendrore dhe bankave të nivelit të dytë me kapital tërësisht shtetëror;
ndërhyrjet e politikës;

1992 - 2003 - ardhje e një numri bankash të huaja private dhe shtrirje e tyre me degë në qytetet kryesore të vendit.

Pak fjalë për BK-në:
Është krijuar në dhjetor të vitit 1991;
Është pronë e shtetit shqiptar;
Ka nje total asetesh prej 1,385 miliadë dollarë - me 36 degë në Shqipëri;
53 % të depozitave të sistemit bankar;
Operon si një bankë tregtare universale me shërbime të brendshme dhe ndërkombëtare dhe me Banka korrespondente në qendrat kryesore financiare në botë.

Efektet e privatizimit:
Ndikim pozitiv në zhvillimin e të gjithë sistemit bankar në vend;
Përmirëson filozofinë dhe fizionominë e Bankës;
Vizion i ri në menaxhim;
Investojë në drejtim përsosjes së teknollogjisë së Bankës;
Rrit konkurrencën në sistemin bankar.
Privatizimi në funksion të biznesit:
Efekt pozitiv edhe në zhvillimin e mëtejshme të ekonomisë - kreditimi i ekonomisë;

Investitori strategjik - raporti i investimit nga vendosjet në bono thesari në kredi ose instrumente të tjera - gjë që sjell:
Rritjen e fitimeve të bankës,
Qendrueshmëri në marrjen e interesave nga depozituesit,
Ndryshime të portofolit (depozita/kredi),
Ekspansioni në kredidhënie do ndiqej edhe nga bankat e tjera.

Hapat konkrete:
Liberalizimi i shërbimeve fiskale;
Krijimi i marrëdhënieve tregetare me ISSH;
Zhvillimin i mëtejshëm i informatizimit;
Reduktimi i kostove operative;
Konsolidimi i rrjetit të Bankës;
Përmirësimi i sistemit të pagesave;
Zhvillimi i marketingut.

Roli i Bankës Qëndrore në proces:
Ndjek në mënyrë të vazhdueshme procesin e ristrukturimit;
Ka dhënë rekomandime konkrete për përmirësimin e situatës ekonomiko financiare dhe privatizimin;
Mbikëqyr në mënyrë të kujdesshme BK-në;
Komunikon vazhdimisht me median dhe nëpërmjet medias me publikun për informacione që lidhen me BK-në.

Privatizimi i BK në dy variante:
Arritja e një ekuilibri optimal dhe përfitimi të një çmimi të pranueshëm;
Autoritetet kanë menduar planin rezervë në funksion të synimit final.
Privatizimi i Bankës së Kursimeve është një fenomen i dëshirueshëm për të gjitha palët që kanë një interes të shprehur në mënyrë direkte apo indirekte.