BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Thirrje për aplikime: Workshop-i XIV i Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore, 10-11 dhjetor 2020

Data e publikimit: 14.08.2020

 
Banka e Shqipërisë ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Workshop-it XIV të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore, i cili sivjet do të zhvillohet online në datat 10 dhe 11 dhjetor 2020.

Ky workshop synon të ofrojë një forum diskutimi të punëve kërkimore inovative dhe të nxisë shkëmbimin e pikëpamjeve midis kërkuesve të Bankës së Shqipërisë, të bankave qendrore të rajonit e më gjerë, si edhe të institucioneve financiare e akademike vendase dhe të huaja, mbi çështje të lidhura me bankën qendrore.

Ftojmë autorët e interesuar të marrin pjesë me punimet e tyre kërkimore, duke dorëzuar një abstrakt të zgjeruar ose studimin e plotë, si dhe një jetëshkrim të shkurtër brenda datës 30 tetor 2020 në adresën: [email protected]

Për detaje të mëtejshme: “Thirrja për aplikime në Workshop-in XIV të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore”.