BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Thirrje për aplikime: Workshop-i XVI i Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore, Tiranë, 5-6 dhjetor 2022

Data e publikimit: 27.07.2022

 

Banka e Shqipërisë ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Workshop-it XVI të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore, i cili do të zhvillohet në datat 5 dhe 6 dhjetor 2022, në Tiranë. Workshop-i do të organizohet në mënyrë hibride (me pjesëmarrje fizike dhe virtuale).

Ky workshop synon të ofrojë një forum diskutimi të punëve kërkimore inovative dhe të nxisë shkëmbimin e pikëpamjeve midis kërkuesve të Bankës së Shqipërisë, të bankave qendrore të rajonit e më gjerë, si edhe të institucioneve financiare e akademike vendase dhe të huaja, mbi çështje të lidhura me bankën qendrore.

Ftojmë autorët e interesuar të marrin pjesë me punimet e tyre kërkimore, duke dorëzuar një abstrakt të zgjeruar ose studimin e plotë, si dhe një jetëshkrim të shkurtër, brenda datës 17 tetor 2022, në adresën: [email protected]. Punimet përfundimtare të pranuara dhe prezantimet përkatëse në PowerPoint duhet të dorëzohen brenda datës 29 nëntor 2022 në të njëjtën adresë.

Për detaje të mëtejshme: “Thirrja për aplikime në Workshop-in XVI të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore” (në anglisht).