BANKA E SHQIPËRISË

Treguesit monetarë në fund të vitit 1999 dhe masat e mbikëqyrjes për ecurinë e sistemit bankar

Data e publikimit: 25.01.2000

 

Sipas evidencave operative të bankave tregtare, gjatë muajit dhjetor depozitat në sistem u rritën me rreth 3.5 miliardë lekë. Peshën kryesore në këtë rritje e kanë depozitat në valutë me rreth 2.5 miliardë lekë dhe rreth 1 miliard lekë e përbëjnë depozitat në lekë. Kontributin kryesor në këtë rritje e ka Banka e Kursimeve me mbi 60 për qind të rritjes në gjithë sistemin, ndërsa pjesën tjetër bankat me kapital privat dhe të përbashkët.

Sipas këtyre të dhënave del se muaji dhjetor është karakterizuar nga rritja me ritme më të larta të depozitave në valutë kundrejt depozitave në lekë në sistem. Muaji dhjetor reflektoi një situatë financiare të ndryshme nga muajt e
mëparshëm përsa i përket rritjes së:
-deficitit buxhetor me 10.7 miliardë lekë (që nga fundi i muajit nëntor);
-parasë jashtë bankave që njohu rritjen më të lartë të vitit me rreth 6.1
miliardë lekë;
-emisionit të parasë me rreth 4.0 miliardë lekë.

Pas nje ecurie normale të depozitave në lekë në sistem gjatë dy javëve të para të muajit dhjetor, dy javët e fundit të këtij muaji u karakterizuan edhe nga tërheqje të depozitave me afat. Ky fenomen u vu re në Bankën e Kursimeve, ndërkohë që në bankat e tjera të sistemit situata ishte e qetë dhe deri në fund të muajit rritja për këto banka, sipas të dhënave operative rezulton 249.6 milionë lekë.

Lexo fjalën e plotë të Guvernatorit.