BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 16 dhjetor 2015

Data e publikimit: 18.12.2015

 

Në mbledhjen e tij të datës 16 dhjetor 2015, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, përveç vendimit për mbajtjen të pandryshuar të normës bazë të interesit në nivelin 1.75%, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Dhënien e miratimit paraprak për kryerjen e veprimtarisë shtesë nga Banka NBG Albania sh.a.

Në bazë të këtij miratimi, Banka NBG Albania do të ketë të drejtën të kryejë veprimtarinë financiare shtesë të tregtimit për llogari të saj ose për llogari të klientëve, të letrave me vlerë të transferueshme.

  • Dhënien e miratimit paraprak për kryerjen e veprimtarisë shtesë nga Banka Alpha Albania sh.a. 

Në bazë të këtij miratimi, Banka Alpha Albania sh.a. do të ketë të drejtën të kryejë veprimtarinë financiare shtesë të tregtimit për llogari të saj ose për llogari të klientëve, të letrave me vlerë të transferueshme.

  • Dhënien e miratimit paraprak për bashkimin me përthithje të Bankës Credins sh.a. me subjektin financiar jobankë Credins Leasing sh.a.

Në bazë të këtij miratimi, Banka Credins sh.a. do të vijojë me finalizimin e procesit të bashkimit me përthithje me subjektin financiar jobankë Credins Leasing sh.a. (shoqëria e përthithur).

Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë.