BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 16 dhjetor 2020

Data e publikimit: 16.12.2020

 

Në mbledhjen e datës 16 dhjetor 2020, përveç vendimit për mbajtjen të pandryshuar të normës bazë të interesit në nivelin 0.5%, si dhe të normave të interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, përkatësisht në nivelet 0.1% dhe 0.9%, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Miratimin e rregullores “Mbi procedurat e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore”

DSC 3196 498

Kjo rregullore sjell në version të përmirësuar procedurat e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm të këmbimeve valutore. Ky version vjen si rezultat i nevojës për përmirësim të praktikave të punës të ndjekura, konsultimeve me bankat tregtare dhe asistencës teknike nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

  • Miratimin e rregullores “Mbi kërkesën minimale për instrumentet e kapitalit rregullator dhe detyrimet e pranuara”

Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i kërkesës minimale për instrumentet e kapitalit rregullator dhe detyrimet e pranuara për çdo bankë. Hartimi i kësaj rregulloreje i shërben plotësimit në vazhdimësi të kuadrit rregullativ të Bankës së Shqipërisë në zbatim të dispozitave të ligjit 133/2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka në Republikën e Shqipërisë”.

DSC 3222 498

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.