BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 18 janar 2023

Data e publikimit: 18.01.2023

 

Në mbledhjen e tij të datës 18 janar 2023, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Miratimin e programit të punës së Këshillit Mbikëqyrës

Këshilli Mbikëqyrës analizoi veprimtarinë e tij për vitin 2022 dhe miratoi programin e punës për vitin 2023, së bashku me kalendarin e mbledhjeve që do të zhvillojë gjatë këtij viti.

498-

Ky kalendar do të publikohet në faqen tonë të internetit www.bankofalbania.org.

  • Miratimin e rishtypjes së monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor me prerje 5, 10 dhe 100 lekë dhe kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor me prerje 1000 lekë

 

498--2

Ky vendim parashikon rishtypjen e monedhës metalike 5, 10 dhe 100 lekë dhe kartëmonedhave 1000 lekë, me kurs ligjor, me qëllim plotësimin e kërkesave të ekonomisë për para, në vlerë dhe strukturë, si dhe sigurimin e një furnizimi të rregullt me to, për një periudhë disa vjeçare.

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.