BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës në mbledhjen e datës 5 gusht 2020

Data e publikimit: 05.08.2020

 

Në mbledhjen e datës 5 gusht 2020, përveç vendimit për mbajtjen të pandryshuar të normës bazë të interesit në nivelin 0.5%, si dhe të normave të interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, përkatësisht në nivelet 0.1% dhe 0.9%, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Mbylljen e fazuar të aktivitetit të ndërmjetësimit të investimit të personave fizikë në bonot e thesarit nëpërmjet Bankës së Shqipërisë

DSC 8112 4985555

Sipas këtij vendimi, Banka e Shqipërisë do të aplikojë mbylljen me faza të mundësisë për të investuar në bono thesari nëpërmjet sporteleve të saj, në dy vitet e ardhshme. Gjatë vitit 2021, nuk do të pranohet hapja e llogarive të reja të titujve nga individë që nuk kanë kryer më parë veprime nëpërmjet Bankës së Shqipërisë. Ndërsa, që prej 1 janar 2022, individët nuk do të kenë më mundësi për pjesëmarrje në ankandet e emetimit të bonove të thesarit nëpërmjet Bankës së Shqipërisë.

DSC 8143 498

Kështu, duke filluar nga 1 janar 2022, të gjitha veprimet për të investuar në bono thesari do të kryhen vetëm nga institucionet e tjera financiare të licencuara për këtë shërbim.

/Tregjet/Titujt_shteterore/Sherbimi_i_kujdestarise_se_titujve_shteterore/Subjekt_i_licensuar.html

Duke analizuar zhvillimet në tregun e titujve të emetuar nga shteti shqiptar, Banka e Shqipërisë vlerëson se janë pjekur kushtet që ajo të ndërpresë gradualisht këtë aktivitet që është tipik për një bankë tregtare dhe jo për një bankë qendrore. Konstatohet që konkurrenca në tregun finanicar  për këtë produkt është e mirë, ka zhvillim në edukimin financiar të popullatës për të, si dhe është  rritur numri i institucioneve që ofrojnë këtë shërbim për këtë lloj kategorie investitori. Për informacion më të detajuar, qytetarët mund të kontaktojnë sportelet e Bankës së Shqipërisë.

DSC 8164 498

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.